Tirana i bën presion Partizanit, triumf me “poker” ndaj Kukësit

Tirana i bën presion Partizanit, triumf me “poker” ndaj Kukësit

Tirana është rikthyer te fitorja në kampionat, teksa mposhti ditën e sotme Kukësin me shifrat 4-1, në ndeshjen e vlefshme për javën e 10-të në Abissnet Superiore.

Pas pjesës së parë të mbyllur 1-1, me golat e Hasanit për Tiranën dhe Basa për Kukësin, në të dytën, bardheblutë shënuan edhe 3 herë të tjera, duke përfituar edhe nga fakti se verilindorët nga minuta e 59-të, luajtën me 10 lojtarë, pasi Ndreca u ndëshkua me të kuq.

Kallaku në minutën e 72, Patrick në minutën e 81 dhe Limaj në minutën e 88, ishin autorët e golave për Tiranën, që mori një fitore shume të rëndësishme.

Me këtë triumf, skuadra e Shehit ngjitet në vendin e dytë me 18 pikë dhe i bëjnë presion kryesuesve të Partizanit që ndodhen me një pikë më shumë, ndërsa Kukësi mban vendin e shtatë me 11 pikë dhe kjo është humbja e dytë radhazi për ekipin e Dobit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy