
Këngëtari nga Vlora, Bruno Pollogati, ka performuar me grupin "Revolt Klan" 20 vite më parë në festivalet e këngës.
Në një rrëfim për karrierën e tij muzikore, Bruno, për shikuesit e programit të mëngjesit “Zgjohu me MCN”, tregon se me këngëtarin tjetër të grupit, Febin, kanë realizuar bashkëpunime me artistë shqiptarë dhe të huaj.
Prej disa kohësh, Bruno këndon edhe si solist dhe ka filluar të publikojë projekte muzikore të reja.
Jam rritur në Vlorë dhe ka ardhur në Tiranë në moshën 15 vjeçare për të vijuar studimet në Liceun Artistik. E kam nisur karrierën e tij me "Gjeniun e Vogël", pastaj me grupin "Revolt Klan".
Grupi ka pasur disa periudha shkëputjeje, por gjithmonë kemi vazhduar bashkëpunimin, ndërkohë që pas kurorëzimit në "Kënga Magjike" si ‘Best Group’, kemi vendosur të shohin dhe anët tona solistike.
Grupi ka pasur bashkëpunime me artistë të huaj, siç ishte rasti i vitit 2009, kur realizuam një bashkëpunim me një këngëtar rumun.
Ishte koha kur artistët rumunë ishin shumë të njohur dhe, duke qenë se Febi ishte shumë i komunikueshëm, kemi kënduar në vende të ndryshme dhe na njihnin jashtë vendit. Kemi realizuar bashkëpunime me artistë si Otilia dhe më pas me këngëtarin italian.
Pjesëmarrja në festivale është një eksperiencë e veçantë për çdo artist, pasi është një mundësi për të provuar veten dhe për të marrë çmimin si "Artist i Kompletuar". Kur u kurorëzuam si ‘Best Group’ pas dhjetë vjetësh performancë, ishte diçka madhore.
Prej disa kohësh Bruno këndon edhe si solist dhe vitin e fundit ka publikuar mbi shtatë materiale të reja muzikore, ndër to bashkëpunime me emra të njohur të muzikës.
Përveç këngëve me grupin, kam lançuar disa projekte si solist, duke përfshirë bashkëpunime me artistë të njohur.
Një nga këngët e fundit është ajo me Bes Kallakun, e cila u prit shumë mirë, ndërkohë që kënga polifonike po tërheq vëmendjen e të rinjve. Jam përpjekur ta ruajë dhe mbajë esencën e këngës polifonike edhe kur bëhen remake.
Bashkëpunimet me artistët solo vijnë natyrshëm, siç ishte bashkëpunimi i suksesshëm me Luisin, i cili ka shpërthyer në TikTok dhe ka arritur të bëhet një hit.



