
Rexhep Rraja ishte porositësi dhe organizatori i trafikimit të 236 kg bimë narkotike marijuanë në Turqi më datë 26 janar 2021. Në dosjen e SPAK janë zbardhur të gjitha bisedat mes anëtarëve të grupit, përplasjet mes tyre pas sekuestrimit të drogës në doganë, deri tek dyshimet për tradhtarë.



