Zgjedhjet/ Trend rritës i pjesëmarrjes në krahasim me 2017-n

Zgjedhjet/ Trend rritës i pjesëmarrjes në krahasim me 2017-n

Qendrat e votimit në të gjithë Shqipërinë kanë hapur dyert që në orën 07:00.

Sipas të dhënave të KQZ, deri në orën 10:00, në të gjithë vendin kanë votuar 16.3% e qytetarëve me të drejtë vote. Tirana mban vendin e parë për pjesëmarrjen deri tani, ndërsa më pak të interesuarit për momentin rezultojnë vlonjatët.

Pavarësisht se është ende herët, ajo që vihet re deri tani është trendi në rritje i pjesëmarrjes në votim në krahasim me zgjedhjet e fundit parlamentare, ato të vitit 2017.

Katër vjet më parë, në të njëjtën orë, KQZ raportoi një pjesëmarrje në masën 12.16%, një diferencë prej 4.14 më shumë se në 2017.

Sipas shifrave të KQZ, deri në orën 13:00 kanë votuar 31.87% e qytetarëve, 6.18% më shumë se në të njëjtin orar në zgjedhjet e 2017-s.  

Në shumicën e zgjedhjeve, parlamentare apo vendore, ajo që vihet re është një fluks i shtuar i votuesve në orët e fundit. Në zgjedhjet e 22 korrikut 2017, vetëm përgjatë intervalit 18:00-19:00, përqindja e votuesve në shkallë vendi u rrit me 10%.  

I njëjti trend pritet të ruhet edhe në këto zgjedhje.

Në zgjedhjet e 2017-s votuan 46,75% e qytetarëve me të drejtë vote.

 

Pjesëmarrja në zgjedhje

Zgjedhjet 2017

Zgjedhjet 2021

Ora 10:00

12.16%

16.3%

Ora 13:00

25.69 %

31.87

Ora 15:00

27.7%

37.89%

 

 

 

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy