Tatjana Beuk përfaqësuese e Dhomës së Tregtisë së Serbisë në ‘MCN Economy’ nga panairi Klik Ekspo Group ka folur për zhvillimet ekonomike mes dy vendeve tona për të cilat u shpreh se është rritur shërbimi tregtar nga viti në vit.
Ajo tha se volumi tregtar është rritur me 20-30%, ndërsa bëri me dije se kryesisht janë produktet shqiptare ato që shkojnë drejt Serbisë, ndërsa bizneset serbe janë të fokusuara në industrinë e ndërtimit.
Sipas saj, ka nisur dhe një rritje e turizmit serb drejt Shqipërisë, teksa theksoi se është e bindurës bashkëpunimi mes dy vendeve do vijë duke u rritur.
Ka pasur një rritje nga viti në vit dhe ka pasur një rritje më të madhe gjatë 5 viteve të fundit po të vëmë re dhe shifrat dhe grafikët.
Një nga pikat është prodhimet e perimeve dhe frutave që shkojnë drejt Serbisë pasi dalin më herët në Shqipëri, ku kemi 20-30 % rritje të volumi tregtar sa i përket eksporteve nga Shqipëria në Serbi dhe anasjelltas.
Po e ndjekim me kujdes ekonominë shqiptare dhe ajo që mund të themi sa i përket eksporteve janë produkte ushqimore ato që shkojnë drejt Serbisë, ndërsa Serbia është ato të industrisë së ndërtimit.
Ndërsa duke u ndalur te turizmi ajo tha se sektori i turizmit ka një zgjerim në ekonominë shqiptare, është në zhvillim dhe serbët kanë shfaqur interes për të dhe për ushqimet.
Sektori i turizmit ka një zgjerim në ekonominë shqiptare.
Zona juaj e jugut ka filluar të ketë një rritje e turizmit serb drejt Shqipërisë që me pandeminë e covidit, periudhë ku Shqipëria mori masat, por lejoi dhe ardhjen e turistëve të huaj duke hapur kufijtë.
Bregdeti shqiptar është i njohur sa i përket turistëve shqiptar. Pra shkëmbimet tregtare do të vijojnë dhe do të rriten dhe në të njëjtën kohë kemi ekonomi që kemi pothuajse të njëjtat kërkesa.



