Emigrantët/ Salvini ashpërson tonet, kërcënon me rikthimin e regjimit të vizave

Emigrantët/ Salvini ashpërson tonet, kërcënon me rikthimin e regjimit të vizave

Ministri i Brendshëm i Italisë, Matteso Salvini, i ka ashpërsuar tonet ndaj politikave të BE-së për emigrantët. Në prag të samitit të thirrur në Bruksel të dielën në lidhje me këtë çështje, Salvini u shpreh të mërkurën se nëse Franca dhe Gjermania mendojnë t’u vënë përpara të tjerëve një marrëveshje të shkruar, atëherë nuk ia vlen që Italia të përfaqësohet në këtë takim.

“Nëse shkojmë në Bruksel për të na vënë përpara të firmosim një marrëveshje të gatshme, të hartuar nga Franca dhe Gjermania, nëse këto mendojnë të na sjellin emigrantë të tjerë në vend që të na ndihmojnë, atëherë të mos shkojmë fare. T’i kursejmë paratë e udhëtimit”, tha Salvini në emisionin “Porta a Porta” të RAI-t.

Salvini ka kërcënuar se Italia do të përdorë “armën” e kontributeve në bilancin e përbashkët. “Jemi vendi i dytë për kontributet në Europë, të dytët për numrin e emigrantëve të pritur. Duam të na dëgjohet zëri, nuk është e mundur që të na imponojnë ligjet franceze dhe gjermane, ndërsa Italia paguan dhe pret emigrantë. Kjo vlen edhe për peshkimin, turizmin dhe bankat. Kryeministri Conte ka të gjithë mbështetjen time dhe atë të popullit italian. Macron ka shumë llafe, edhe Sanchez gjithashtu, edhe pse pak kohë ka në detyrë. Flasin më për mirësi dhe bujari. Le të na e tregojnë”, tha Salvini.

Dje në qeverinë italiane është dorëzuar një dokument me konkluzione mbi çështjen e emigrantëve, që do të prezantohet në samitin e së dielës në Bruksel. Në propozimin e qeverisë italiane flitet për kthimin e emigrantëve në vendet e para pritëse dhe nuk ka asnjë referencë për kuota. Salvini dhe Conte i quajnë të papranueshme kuotat e vendosura nga BE-ja për Italinë.

Është e qartë se pa një marrëveshje deri në fund të qershorit, ekziston rreziku që ministri i Brendshëm gjerman, siç ka paralajmëruar, të refuzojë emigrantët në kufirin e vendit të tij. Kjo mund ta detyrojë Austrinë të mbyllë pikat e kontrollit kufitar në Brennero (kufiri me Italinë) ku kalojnë emigrantët. Praktikisht kjo do të ishte fundi i Shengenit dhe rikthimi i regjimit të vizave me Italinë.

   

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy