Skandali në Ministrinë e Financave/ Kalemaj: Përgjegjësi politike, po mbulohen gjurmët e krimit

Skandali në Ministrinë e Financave/ Kalemaj: Përgjegjësi politike, po mbulohen gjurmët e krimit

Analisti Ilir Kalemaj, mungesën e reagimit nga ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj, për aferën prej 1.2 milion eurosh abuzim në buxhetin e shtetit, ku është përfshirë sekretari i përgjithshëm Arlind Gjokutaj dhe heshtjen nga Kryeministri Edi Rama, e komenton me fjalët e përsëritjes së aferave dhe skandaleve.

Janë bërë disa afera, çështje dhe skandale që po kalojnë pa u ndjerë, pa reagim nga ana e Kryeministrit dhe qeverisë.

Duket se çudia më e madhe 3 ditë zgjat dhe skandali i lë vendin skandalit.

Duhet reagim i fortë nga opozita por dhe ndërgjegjësim më i madh i shoqërisë civile, i medias dhe reagimit qytetar se janë të gjitha para të taksapaguesve.

Qoftë në rastin aktual dhe pastrueses që zbuloi një megaaferë, të gjitha këto akumulohen dhe lënë vend për të parë se sa i thellë është korrupsioni në administratën publike.

Kjo reflektohet në indekset ndërkombëtare, ku çështja e korrupsionit është një nga çështjet kryesore dhe thembrat e Akilit të shtetit të së drejtës.

Duke folur në studion e lajmeve të MCN Tv, lidhur me shprehjen se përgjegjësia është personale dhe nëse Kryeministri apo ministrja duhet të mbajnë përgjegjësi duke dhënë dorëheqjen u shpreh se që përgjegjësia është individuale është diçka e dëgjuar vetëm në Shqipëri, pasi ministri është pozicion politik.

Ai deklaroi se është parë në vende të ndryshme të botës që ministrat kanë dhënë dorëheqjen për raste më të vogla, si për shembull përdorimi i makinës së punës jashtë orarit zyrtar në fundjavë.

Ndërkohë në Shqipëri mungojnë 1.2 milion euro dhe gjykata e cila vlerëson “arrest me burg” ishte masa e duhur dhe më pas i takon gjykatës të shqyrtojë faktet.

Por kur ke vendim gjykate për lënien në burg por ende nuk e ke pezulluar nga detyra, tregon që përgjegjësia nuk është individuale, por politike dhe duan të mbulojnë gjurmët e krimit.

Është një mbrojtje politike! Ministrja e Financave e cila është përballur me disa skandale, nuk jep dorëheqjen por shfaq shenja arrogance, siç pamë në seancën e fundit kur po mbrohej buxheti.

Këtë sjellje të një ministre rishtare në politikë dhe nga ana profesionale, si shumë ministra të tjera të kësaj qeverie, puna e parë në librezë është ministër.

Ndoshta kanë 6 muaj në ndonjë bankë periferike, por jo eksperiencë që të shkruhet në librezë.

Por puna është sa vite eksperiencë ke në profesion, çfarë sjell si risi si teknokrat dhe sa vite ke si politikan i stazhionuar.

Fatkeqësisht mbi 70% e qeverisë nuk plotëson asnjërën as tjetrën.

Sa i takon strukturave brenda qeverisë si auditi i ministrisë apo SPAK që nuk e kanë sinjalizuar si rast, Kalemaj tha se shteti shqiptar ka disa instrumente, ku së pari është auditi i ministrive përkatëse, së dyti KLSH që presupozohet të jetë mbi palët dhe në krye të KLSH duhet të jetë një person i caktuar nga opozita, dhe më tej është ILDKP.

Për secilin prej këtyre ka detyrën të bëjë verifikimin për deklarimit të pasurive, nëse shohin mospërputhje ka detyrimin ta çojë në Prokurori.

Dhe më tej SPAK që merret me korrupsionin në nivele të larta.

Kemi rastin që përmendim që në katër vite kishte ndërruar katër pozicione kyçe, kishte qenë dhe drejtor doganash, drejtor te Parandalimi i Pastrimi të Parave, drejtor i Antikorrupsionit në Kryeministri dhe sekretar i përgjithshëm te Ministria e Financave.

Se si mund të ndryshojë katër herë pozicionin e punës dhe të katër vendet ku prespozohet të luftohet korrupsioni dhe pastrimi i parave dhe në fund të ditës të akuzohet për një shumë të tillë kjo lë vend shumë për pikëpyetje dhe është drejtësia që do e thotë fjalën e fundit.

Si për ministrat, e njëjta gjë vlen dhe për funksionarët e lartë civil. Si mundet që një person në moshën e zotërisë në fjalë, të ketë kaluar në pozicione kaq shumë të larta shtetërore që i bie direkt pas bankave të shkollës, kualifikimeve që kanë përfunduar.

Pa pasur një CV politike dhe të katapultohen në pozicione kaq të rëndësishme. Si ka mundësi të ndërrojnë kaq shpesh vendet e punës, sidomos kur bëhet fjalë për pozicione kaq kyçe.

Ndërkohë që kemi rrotacion kaq të shpejtë të titullarëve, pa pasur kohën dhe mundësinë të vlerësohen lidhur me reformat që kanë kryer dhe katapultohen në pozicione më të rëndësishme.

Duhet të ishin shumë më të kujdesshëm politikanët për të pasur kujdes me emërime të tilla, dhe bëhet fjalë për akte të pastra korruptive.

Lidhur me qëndrimin e opozitës ndaj një rasti të tillë, Kalemaj tha se nuk i di arsyet pse opozita është kaq e butë në reagime apo asimetrike dhe se në këto raste duhet të prevalojë interesi publik.

Pavarësisht njohjeve apo konsideratave personale, se në fund jemi në një fshat të vogël dhe në këtë fshat të vogël të gjithë dalim kushërinj të njohur me njeri tjetrin.

Por në fund duhet të prevalojë interesi publik dhe kredoja morale që ajo ka në raport me palën tjetër.

Vetëm kështu mund të krijohet e ashtuquajtura frymë, për të katapultuar më tej në pushtet.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy