Olsi Jazexhi në Zululand, debat mes tij e Nanos mbi Islamin dhe mbi botën islame në tërësi

Olsi Jazexhi në Zululand, debat mes tij e Nanos mbi Islamin dhe mbi botën islame në tërësi

Sonte, në studion e Zululandit ishte i ftuar Olsi Jazexhi. Nano e pyeti në fillim zotin Jazexhi se si do ta përkufizonte veten si mysliman (“kam vënë re që nuk ka dy myslimanë njësoj” tha Nano), dhe i ftuari dalloi disa identitete brenda vetes, atë fetar, kulturor, nacional dhe atë internacional (ai foli edhe për një identitet kanadez të tijin). Biseda mbeti tek ky argument deri në fund.

 

Jazexhi u shpreh se Kur’ani është libri më i rëndësishëm, por në të ka mesazhe që janë universale, ashtu siç ka edhe mesazhe që kanë lidhje me kontekstin hstorik, në të cilin jetoi profeti Muhamet. Pas kësaj ndërhyri Nano, për të cilin kriteri pët të bërë një ndarje të tillë të mesazheve të Kur’anit ishte i paqartë. Fjala vjen, pyeti ai, është një mesazh universal ajeti kuranik që thotë se “burrat janë një shkallë më lart se gratë”? Sipas Jazexhiut, ky është një mesazh universal, që shpjegohet me pabarazinë në forcë fizike mes burrit e gruas. Kur Jazexhi foli për frymën e barazisë që buron nga Kur’ani e nga praktika e kohës së Muhametit, Nano përmendi një ajet kuranik që e bënte Muhamedin të ishte i pabarabartë me të tjerët. Ky ajet, sipas Nanos, është një bonus seksual që Muhamedi i jep vetes e jo të tjerëve. Jazexhi i kërkoi Nanos se në cilin ajet thuhet konkretisht kjo gjë. Dhe Nano ia premtoi se do t’ia sillte ajetin e saktë në emisionin e radhës, ku do të jetë i ftuar po Jazexhi për të vijuar bisedën.

 

Më poshtë, biseda mori formën e përplasjes së ideve lidhur me gjërat që thuhen në Kur’an e mbi Islamin në përgjithësi. Sipas Nanos, “bota myslimane ka 800 vjet që është në gjumë, në të nuk ka ndodhur asgjë gjatë tetë shekujve të fundit”, por Jazexhi mbrojti idenë se kjo nuk është e vërtetë, se ka intelektualë arabë e myslimanë që janë ndër më të mëdhenjtë e botës, por ata nuk njihen në perëndim.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy