Qysh nga nisja e luftës në Ukrainë më 24 shkurt, janë thuajse 400 fëmijë të cilët kanë rënë viktimë e agresionit rus.
Një shifër e tillë konfirmohet nga Prokuroria e Përgjithshme e Ukrainës, me anë të një mesazhi në Telegram.
Prej tyre 153 fëmijë janë vrarë dhe 245 të tjerë kanë mbetur të plagosur, njofton zyra e prokurorit.



