Drejtori i IKMT Shkodër Emiljan Nika ka marrë një kërcënim dy ditë më parë.
Bëhet me dije se më datë 18.07.2025, 44-vjeçari Nika, banues në Shkodër, ka kallëzuar se në banesën ku jetojnë vetëm prindërit e tij, në fshatin Sektor, Velipojë, në pjesën e jashtme të banesës, mbi kangjellat e portës, ka konstatuar një kurorë me lule.
Po punohet për sqarimin e rrethanave të rastit.



