Gazetari Robert Papa në një lidhje skype me studion e lajmeve në MCN TV ka komentuar lajmi që ka dhënë Trump se do të vendosi me dekret që në SHBA do të ketë vetëm dy gjini, burrë dhe grua duke u shprehur se ai është duke mbajtur premtimet e bëra në fushatë.
Papa tha se një shtysë e madhe për fitoren e Trump në zgjedhje ishte pikërisht dhe kundërshtimi për transgjinorët, të cilët me ardhjen e Trump nuk do kenë më favorizime dhe mbështetje.

Nga e djathta është lajm i mirë dhe Trump e ka premtuar në fushatë dhe aktuakisht është duke i mbajtur ato. Trump tregon se do mbajë premtimet që ka bërë në fushatë dhe në këtë fakt po vepron si konservator. Meshkujt si transgjinorë merrnin pjesë në gara me femra dhe kjo ishte e padrejtë.
Që do ketë kundërshti do të ketë, ka dhe reagime, por nga urdhrat e parë ekzekutivë do jetë dhe kjo. Trans janë një masë e vogël por i dëmtoi shumë demokratët gjatë fushatës.
Janë në numër minor besoj, por si në çdo shoqëri ka dhe vese dhe deviacione, por që të mbështeten në punësime në administratë dhe të ndikosh në dhunën ndaj fëmijëve kjo ishte skandaloze.
Nuk besoj se Trump do të ndaloj agjendën LGBTQI, por nuk i mbështet si karakter, nuk do favorizohen. Ishte skandaloze që kaq përqindje e lartë e tyre të ishte në vende punë. Men Trump me konservatorët nuk do e kenë më atë mbështetje.



