Spaho: Nuk negociojmë me Ramën, protestat do të intensifikohen(VIDEO)

Spaho: Nuk negociojmë me Ramën, protestat do të intensifikohen(VIDEO)

Ashpërsimi i protestave të fundit në vend, si shprehje e pakënaqësive të qytetarëve, sipas numrit dy të PD, Edmond Spaho, do të intensifikohet akoma më shumë. Kjo sipas Spahos, vjen si rezultat i aksioneve që ndërmori qeveria, që përmes forcës, ti shtypte ato, sqaron ai për mikrofonin e TemA TV.

Përsa i takon protestave, i cili kanë ngelur i vetmi mjet për ta zgjidhur këtë çështje për ta adresuar çështjen e zgjedhjeve të lira e te ndershme në Shqipëri. Me aksionet që i kemi ndërmarrë me lënjen e mandateve dhe fillimin e ciklit të protestave, praktikisht si opozitë jemi maxhoranca. Protestat do të vazhdojnë me po këtë pjesmarrje masive, madje siç e keni vërë re, nga protestat e fundit, tashmë qytetarët në mënyre masive, po shprehin edhe shkallën e pakënaqësisë ndaj qeverisë Ramës nëpërmjet radikalizimit të veprimeve të tyre. Dua të them që drejtuesit e PD dhe të opozitës janë përjekur ti mbajnë portetsat në kufijtë e paqsores. Për fat të keq, qeveria është sjell në të kundërtën , i ka dhunuar, i ka goditur, me shkopa gome, me gaz lotsjellës, me një fjalë ja ka sjell shqiptarëve gjendjne aty ku nuk mban më. Prandaj, është e drejtë e tyre legjitime që të reagojnë”, u shpreh Spaho.

Spaho, ka një përgjigjje nëse do të mund të negociohet, ose jo me kryeministri n Edi Rama, ashtu siç e kërkojnë tash e sa kohë, përmes mesazheve të tyre edhe ndërkombëtarët, për zgjidhjen e krizën politike në vend. Ai e quan “vetëvrasje politike” nëse një gjë e tillë do të ndodhte.

“Negociata me Ramën kryeministër, nuk  zhvillojmë, dhe Rama s’ka për të qenë kryeministri e kryesuesi i ndonjë qeverie provizore. Kjo nuk është kryeneqësia e opozitës, por është realitet i rrjedhur nga sjellja e Ramës. Ne në 2017, bëmë një marrëveshje me Ramën, për zgjedhje të lira e të ndershme, por e shkeli atë.  Zgjedhjet e 2017 janë vjedhur e manipuluar, marrëveshje të dytë me Ramen nuk ka se si të bëhet, sepse do të ishte vetvrasje për ne”, tha Spaho. 

Nënkryetari i PD, duke cituar qëndrimin e partisë së tij, u shpreh se zgjedhjet me 30 qershor, nuk do të mbahen për asnjë moment. Sipas Spahos, nëse Rama do të tëntoj ti mbaj ato, kjo do të jetë për të “keqen” e tij, pasi do të përplaset me qytetarët e tij.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy