
Qemal Cicollari, kryetar i Partisë Komuniste tha përmes një lidhje “Skype” me studion e MCN Informacion se ka si synim që të futet në Parlament me një grup prej 4-5 deputetësh.
PKSH do të luftojë të futet në parlament, me një grup prej 4-5 deputetësh dhe kjo nuk është thjesht shprehje e vullnetit politik të një partie e cila kërkon të futet, por duke parë dhe mundësitë e sotme që ka Partia Komuniste e Shqipërisë.
Po të marrim dhe të bëjmë analiza logjike, i bie që PKSH ngaqë përfaqëson klasën punëtore duhet të marrë mbi 90% të votave, por mjerisht parti të ndryshme borgjeze të djathta e të majta si PD, PS, PL kanë arritur të mashtrojnë popullin, punëtorët e fshatarët që në mënyrë të verbër ia japin votën në vend që t’ ja japin PKSH që shpreh dhe mbron vullnetin e tyre.



