Unioni i Gjyqtareve: Të shqetësuar për eksplozivin ndaj Sterkajt. Organet të veprojnë më shpejt për kapjen e autorit

Unioni i Gjyqtareve: Të shqetësuar për eksplozivin ndaj Sterkajt. Organet të veprojnë më shpejt për kapjen e autorit

Unioni i Gjyqtareve të Shqipërisë ka reaguar me shqetësim në lidhje me shpërthimin me eksploziv në derën e banesës e gjyqtarit Tonin Sterkaj.

Përmes një deklarate për mediat Unioni i Gjyqtarëve të Shqipërisë “dënon me forcë këtë akt të shëmtuar kriminal, i cili nuk drejtohet vetëm ndaj kolegut gjyqtar Z.Tonin Sterkaj por edhe ndaj të gjithë magjistratëve (gjyqtarë e prokurorë) në Republikën e Shqipërisë, të cilët me përkushtim dhe në kushte të një ngarkese jashtëzakonisht të lartë pune, presioni mediatik e politik, përpiqen çdo ditë të japin drejtësi”.

Unioni i Gjyqtarëve të Shqipërisë thekson se, “ky sulm i pabesë e burracak ka për qëllim jo vetëm frikësimin e magjistratëve por edhe cënimin e rendit e të sigurisë publike, si dhe forcimin e sundimit të ligjit dhe shtetit të së drejtës në vendin tonë!”

Po ashtu kërkohet nga organet ligjzbatuese "të veprojnë më shpejt se rastet e mëparëshme, për të indetifikuar, kapur e vënë para përgjegjësisë penale çdo autor të mundshëm të këtij veprimi të shëmtuar krimininal".

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy