Shtatzënitë e padëshiruara/ Balili: Marrja e ’pilulave të emergjencës’ te adoleshentet, veprim i gabuar për shëndetin riprodhues

Shtatzënitë e padëshiruara/ Balili: Marrja e ’pilulave të emergjencës’ te adoleshentet, veprim i gabuar për shëndetin riprodhues

Gjinekologu Shkëlqim Balili, i ftuar sot në studion e programit të mëngjesit “Zgjohu me MCN”, foli për moshën e pubertetit dhe sistemin e prodhimit të të dy gjinive.

Ai u ndal fillimisht te fakti se cikli menstrual i cili përcillet me shume dhembje dhe ngërçe duhet të njihet me 2-3 ditë pushimi ligjërisht, njëjte siç e kanë njohur disa shtete.

Çdo patologji, çdo sëmundje, çdo rritje ose ulej peshe, çdo rregullim, është problem hormonal. Dhe këto hormone prodhohen nga gjëndra endokrine, ky sistem endokrin ndahet te meshkujt dhe femrat.

Te femrat i japin zhvillimet që në moshën e pubertetin, dhe sistemi i prodhimit.

Të gjitha vajzat që kanë dhimbje gjoksi, dhimbje gjatë ciklit menstrual, ngërçe gjatë ciklit, cikël që vjen 5 dite dhe fillon prap pas ditësh, rritje të peshës, dhjam, dhimbje, që nuk shkojnë dot ën shkollë, në punë të gjitha këto që kanë dhimbje dhe problem gjatë ciklit duhet të marrin 2-3 ditë pushim. Është një ligj që e ka vënë Spanja e parë, dhe këtu duhet patjetër. Sepse ka disa probleme hormonale si endometroza, që është torturuese gjatë jetës, dhe pengon lindjen e fëmijëve, ngelesh pa fëmijë. Kështu që të gjitha këto problem janë hormonal dhe midis tyre është edhe shtatzënia.

Për gjinekologun Balili, edukimi seksual i të rinjve duhet të nis që nga familja në fëmijëri dhe pubertet.

Ne duhet të kemi një edukim, qytetërim, informacion, njohuri në kuptimin shëndetësor për seksi. Seksi është biologji, nevojë, e qenieve të gjalla dhe ky seks duhet ët jetë i sigurt, dhe seksi që nuk bëhet me këto parametra normale, sjell ndërlikime.

Dhe njëra nga këto është shtatzënia e padëshiruar dhe që kërkon kontraceptiv.

Familja është baza e ekzistencës së shoqërisë dhe është universi i jetës. Dhe njerëzit kanë disa faza zhvillimi, femrat janë fëmijërinë, pubertetin, adoleshencën, periudha e riprodhimit, menopauzën dhe postmenopauzën. Dhe adoleshenca te të rinjtë është me rëndësi se në këtë periudhë kemi një evolucion që e kthen fëmijë nga adult në të rritur.

Pra një edukim seksual duhet nisur nga familja.

Tutje gjinekologu Balili u ndal te fakti se të rinjtë sot nisin përvojat seksuale që në moshë të hershme.

Së këndejmi vajzat minorene përdorin edhe pilula të emergjencës’ kundër shtatzënive të padëshiruara, për të cilat ai shprehu kundërshtimin e tij kategorik për faktin se ato janë ndikuese negative në ndalimin e riprodhimit. 

Imagjinoni një vajzë 13 vjeç të kryej marrëdhënie seksuale, biologjikisht është e paformuar. Seksi duhet të bëhet kur organizmi i meshkujve dhe femrave janë në efektin e hormoneve,

Për moshat e maturitetit te 18-19 vjeç vajzat këtu gabojnë

Pilulat do ju lutja të gjitha vajzat që është një veprim i gabuar, i paprecedent dhe të shkoj të marrë pilulën në farmaci. Janë dy lloj pilulash, është pilula e periodave dhe ajo e emergjencës. Kjo parandalon shtatzëninë në rastesh marrëdhënie seksuale të pambrojtur. Dhe kjo ndahet në dy grupe, një që quhet A që ka estrogen dhe progestoren dhe B që ka vetëm progestoren, janë dy hormone esencialë që prodhojnë vezoret te femrat , janë dy hormone qe përben ciklin menstrual dhe ky cilës është shëndeti femëror dhe është unik. Dhe këto pilula ndalojnë atë që quhet evualacion, aftësinë e vezës për të maturuar në vezore, nga dita e parë e ciklit dhe ditën e 14 të ciklit, shkëputet nga vezorja, futet në tub dhe në të tretën e jashtme, pret princin ti vij. Pilula ka varësi nga pra që merr, sa më shpejt që e merr.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy