Në një intervistë për Fox News, Presidenti amerikan Donald Trump la të hapur mundësinë që Ukraina “mund të bëhet ruse një ditë”.
Ata mund të bëjnë një marrëveshje dhe mund të jenë rusë një ditë, ose mund të mos jenë.
Presidenti amerikan është zotuar në mënyrë të përsëritur të ndërmjetësojë një marrëveshje të shpejtë paqeje për t’i dhënë fund luftës në shkallë të plotë pranë përvjetorit të saj të tretë, duke pretenduar se konflikti nuk do të kishte ndodhur kurrë nëse ai do të kishte qenë në detyrë në vitin 2022.
Pas propozimit të tij të mëparshëm për sigurimin e mbështetjes së SHBA-së për Ukrainën në këmbim të mineraleve të tokës së rrallë, Trump pretendoi se Kievi është “në thelb dakord” për një marrëveshje burimesh prej 500 miliardë dollarësh.



