Skylar Herbert, një vajzë 5-vjeçare nga Detroit SHBA, ka ndërruar jetë për shkak të komplikimeve nga koronavirusi. Vogëlushja kishte simptoma të rralla të Covid-19, të cilat shkaktuan dhimbje të forta koke. 5-vjeçarja ka ndërruar jetë pas 1 muaji pasi rezultoi pozitive me Covid-19.
Prindërit e saj më pas e çuan te mjeku i familjes, i cili, pas vizitës, kishte treguar një trajtim për t'u ndjekur. "Ajo gjithmonë qante për shkak të dhimbjes së tepërt", tha nëna, LaVondria Herbert, 46 vjeç, në Detroit Neës. Por vajza e vogël nuk është përmirësuar kurrë.
"Ne e thirëm mjekun - vazhdoi gruaja - por ai na tha të presim të paktën 48 orë dhe të kontrollojmë efektet e ilaçit". Kështu që prindërit shkuan në dhomën e urgjencës, të shqetësuar për shëndetin e vajzës së tyre. Ishte 19 Mars kur Skylar zbuloi se ajo ishte koronavirus. Pas komplikimeve të mëtejshme, ajo u transferua në njësinë e kujdesit intensiv. Atje ajo nuk hapi më sytë duke ndërruar jetë më 19 prill.



