Pamje ekskluzive/ “Shqiponja” ndalon "BMW" X5 me hashash (VIDEO)

Pamje ekskluzive/ “Shqiponja” ndalon "BMW" X5 me hashash (VIDEO)

Skuadra “Shqiponja” në Tiranë ka sekuestruar një automjet luksoz BMW X5 pasi brenda i është gjetur një sasi e konsiderueshme lënde narkotike. Ndërkohë, policia dështoi të arrestonte njërin nga personat që ndodhej në makinë.

Skuadra e policisë Shqiponja ka finalizuar këtë të enjte një operacion antidrogë në kryeqytet, ku ka bërë të mundur sekuestrimin e një sasie të konsiderueshme kanabisi. "TemA Tv" ka siguruar planet teksa një patrullë policie ka ndaluar një automjet tip "BMW" X5 me dy persona brenda, në rrugën "Bardhyl".

Teksa automjeti luksoz ka ndaluar dhe dy punonjës policie po ushtronin kontroll, njërit prej tyre i janë vënë prangat, ndërsa sipas dëshmitarëve okularë nga vendi i ngjarjes, drejtuesi i automjetit ka goditur me grusht njërin nga punonjësit e policisë dhe është larguar me vrap në mes të lagjes.

E ndërsa efektivët e skuadrës shqiponja janë vënë në ndjekje të drejtuesit të automjetit, nga krahu tjetër është larguar i riu që ishte në pranga. Por ky i fundit është arrestuar vetëm pak minuta më vonë.

Ndërkohë nuk dihet ende nëse është arrestuar drejtuesi i automjetit që qëlloi punonjësin e policisë.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy