Aktori 11-vjeçar numëron 5 filma: Kur nis regjistrimi kthehem direkt në personazh

Aktori 11-vjeçar numëron 5 filma: Kur nis regjistrimi kthehem direkt në personazh

Aktori 11-vjeçar Nikoll Prendi rrëfen eksperiencën e tij në filmin e dytë “Legjenda e bastunit”, pasi u përzgjodh në audicione.

Deri më tani ka interpretuar në pesë filma dhe tregon se si është të interpretosh krahë aktorëve të njohur.

Drupal Ad

Filmi i parë ka qenë me Genc Përmetin, shkova në audicione më bënë disa pyetje, iu përgjigja, më jepnin një skenar dhe më kërkonin që ta thosha dhe unë u futa në rol direkt.

Më morën direkt pas audicionit. Tek filmi quhem Jaku, jam një fëmijë i vogël që ngacmoj vëllain gjithë kohësh dhe besoja se bastuni ishte i shenjtë.

Kur u rrita u bëra komunist, vëllai u bë prift. Kur do pushkatonin vëllain tim, sërish ndryshova mendim.

Janë tre Jak, Jaku i vogël, dhe Jaku i mesëm. Për herë të parë Amos Zaharinë dhe Ndriçim Xhepën i kam parë në film dhe silleshin shumë mirë më mbanin afër.

Ndriçim Xhepa më ka dhënë shumë këshilla që të mos shikoj kamerën.

Kur shoh filmin, më duket sikur kam bërë disa gabime. Edhe prindërit më kanë thënë që edhe më mirë mund ta bësh. Se duan më të mirën

. Gjithçka që e them në rol e imagjinoj. Pas filmit “Legjenda e bastunit” kam bërë 5 të tjerë gjithsej.

Tek filmi i fundit që kam bërë me Evi Gjonin dhe Genc Përmetin, unë dhe një shok i imi punojnë për skrap.

Në emisionin “Zgjohu me MCN”, ai rrëfen se filmi i tij i parë e ka ndihmuar shumë pasi ka qenë eksperienca e parë në filma.

Kur fillon regjistrimi nga Nikoll kthehem direkt në personazh. Nuk më intereson asgjë tjetër çfarë është jashtë skenës.

Skena më e gjatë ka qenë deri në 02.00 të natës, por rezistoj.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy