Prokurori Edvin Kondili është kandidati i tretë që shpalosi parë anëtarëve të KLP platformën për drejtimin e SPAK.
Në fjalën e tij Kondili theksoi se kjo është një fazë vendimtare në konsolidimin e SPAK.
Ai shtoi se Prokuroria e Posaçme ka rëndësi të jashtëzakonshme në drejtim të goditjes së fenomeneve si korrupsioni dhe krimi i organizuar.
I jam përgjigjur thirrjes nga KLP për vendin vakant për drejtuesin e Prokurorisë së Posaçme, kam aplikuar pasi kam vlerësuar se kam të gjithë përgatitjen profesionale të gjithë eksperiencën dhe kurajon për të drejtuar këtë institucion të një rëndësie jashtëzakonisht të madhe në drejtim të goditjes së fenomeneve të korrupsionit dhe krimit të organizuar. Kjo është një fazë vendimtare për konsolidimin e funksionimit efikas të Prokurorisë së Posaçme si një nga institucionet më të rëndësishme të drejtësisë. Kjo fazë kërkon jo vetëm e vazhdimit të rrugëtimit institucional, por edhe analiza të dobësive si në aspektet proceduriale penale ashtu edhe administrative. Nëse do më jepet mundësia të jem drejtues i kësaj Prokurorie, angazhimi im do të jetë maksimal”.



