Linja të shpejta urbane në Tiranë/ Mema: Para autobusit elektronik apo hibrid, qytetarit i intereson transporti i shpejtë dhe i qetë (VIDEO)

Linja të shpejta urbane në Tiranë/ Mema: Para autobusit elektronik apo hibrid, qytetarit i intereson transporti i shpejtë dhe i qetë (VIDEO)

Ditë më parë kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj  deklaroi se shumë shpejt  do të nisë zbatimin e projektit të linjës së shpejtë të autobusëve, “Bus Rapid Transit”, e cila do të përfshihet Kinostudio-Kombinat, Unaza, dhe linja e Tiranës së Re.

Lidhur me këtë Dashnor Mema, kreu i Shoqatës së Transportit Urban, tha në “MCN live”, se shpresohet që një gjë e tillë të zgjidhet shpejt dhe të ketë në përbërje dhe të gjithë infrastrukturën përcjellëse të qytetarëve të cilët udhëtojnë në këto linja.

Sipas tij, para autobusit elektronik apo hibrid, qytetarit i intereson transporti i shpejtë dhe i qetë.

Ne shpresojmë shumë që të merret seriozisht një gjë e tillë, pjesën e infrastrukturës, të ketë edhe sinjalistikën rrugore, ka stacionet, ka informacionet për qytetarët.

Duhet të largohemi nga ideja që qytetarët të kthejnë kokën para pas, për të parë a po vjen autobusi, sa vonohet, duet të ketë informacion, tabela informuese, që të dijë a do vij këtë minutë apo kur autobusi i linjës.

Vetëm në këtë formë do të kemi një transport dinjitoz. Qytetarëve nuk u intereson a është elektrik apo hibrid, se më këtë i zgjidhem hallet.

Përkitazi me këtë projekt, Mema thotë se duhet të merret seriozisht çështja e korsisë së dedikuar, e cila si e tillë do të kursente kohë dhe rriste cilësinë në përdorimin e autobusëve në këto linja.

Duhet të merret seriozisht ne fakt edhe korsija e dedikuar, sepse linjat janë, janë tre te tilla qe janë funksionale, autobusët lëvizin sot po te njëjtën rrugë ku lëvizin edhe mjetet e vogla, prandaj edhe kemi ato vonesa trafik dhe mosfunksionim të mirëfillte të linjës. Pra, në momentin që kemi një korsi të dedikuar pastaj do lëvizim.  

Ne para tre vitesh kishim folur për stacionet e ndërmjetme dhe ende pas tre viteve nuk është bërë gjë, që do të thotë “kjo shumë shpejt”, na step neve, duam të shohim gjëra konkrete, gjëra që nis një punë dhe mbaron.

Ne shpresojmë se para që të vijnë zgjedhjet të kemi së paku një linjë të kemi filluar.

Jo vetëm heqja e makinave por qytetarët do tu shërbej edhe rritja e përdorimit të autobusit, ulet koha për të shkruar nga një stacion në tjetrin.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy