
Çfarë po ndodh me bujqësinë?, është pyetja e cila vazhdon të sjellë kokëçarje te fermerët të cilët nuk i quajnë të mjaftueshme subvencionet e qeverisë.
Ish-ministri i bujqësisë, Roni Telegrafi, vlerëson se teksa konsumi me rritjen e çmimeve po bie, kemi të bëjmë me një rënie të performancës ekonomike të sektorit të perimeve.
Sipas tij, rënia e prodhimit vendor, pasqyrohet me rritjen e importeve.
Tani lind pyetja pse u rriten importet, çfarë nuk kemi bërë mirë neve?
Dakord, ne mundësi është që të jetë rrit konsumi, nuk është e mundur, konsumi më këtë rritje çmimesh, po bie, nuk po rritet, tani opsioni i vetëm mbetet rënia e prodhimit vendor, i cili pasqyrohet me rritjen e importeve.
Unë nuk besoj që ka rritje kërkese, nuk besoj që rritja e importit vjen si pasojë e rritjes së kërkesës, kur ke rritje çmimi, ke ulje kërkesë pra vetvetiu vetëm kjo shifër na bën të kuptoj që këtu kemi të bëjmë me një rënie të perfomacën ekonomike të sektorit të perimeve .
Telegrafi thotë më tej se po ndikon për keq edhe mungesa e fuqisë punëtore.
Këtu po ikin gjithë këta shqiptarë nga zonat rurale, po nëse bujqësia qenka kaq e rëndësishme, siç e propagandon qeveria, këtu do ishte rasti i vetëm në botë ku njerëzit ikin nga mirëqenia.
Këtu jemi përballë një krize ulëritëse, unë mendoj që 54% që u shfaqen së fundmi si rritje importesh, vitin tjetër mund të shumëfishohet si pasojë e rritjes së prodhimit.
Këtu nuk ka fuqi punëtore, nuk ka kush të vjelë, është demografia, nuk ka njerëz.
Po presin që bujqësia të vdes, e ardhmja e errët është shumë afër.



