Elezi: Përballja PD-PS, artificiale. Po përpiqen të sfumojnë pjesën tjetër të alternativave (VIDEO)

Elezi: Përballja PD-PS, artificiale. Po përpiqen të sfumojnë pjesën tjetër të alternativave (VIDEO)

Ibsen Elezi, ish-kryetar i PD-së në Kukës tha në studion e lajmeve të MCN Tv se përballja mes PS-së dhe PD-së është totalisht artificiale duke shtuar se këto dy parti po përpiqen të sfumojnë pjesën tjetër të alternativave.

Më tej, Elezi tha se influenca e pushtetit vijon të jetë prezente në fushatë.

 

Drupal Ad

Ajo çfarë është e dukshme në këtë fushatë është fakti që influenca e pushtetit vazhdon të jetë prezent. Jo vetëm që është ligji, po logjika e kërkon që një garë të futet në hollitë e barazisë.

Veprimet underground janë influencat e grupeve kriminale, influencat e atyre që kandidojnë përmes njerëzve të tyre, jo vetëm nëpërmjet parave, por edhe me mjete të tjera për të rritur rezultatet. I jam referuar zgjedhjeve të 2013 në Kukës, ku një kandidat demonstronte hapur vjedhjen e votave. Fuqia e strukturave shtetërore ishte e vogël.

Rasti i Gjiknurit, është rast tipik, dekonspiron vullnetin e liderit të PS. Edhe pse sipas ligjit nuk mund të ndërmerren veprime, në aspektin moral, kryetari duhet të kishte reaguar. Edhe në PD kemi ‘damianën’ e PD-së. Fakti që ky handikap ekziston nuk mund të pretendosh që jemi në garë të barabartë. Është mjedisi i ndikuar.

Klima e polarizuar është klimë që ka kohë që ka nisur mes PS dhe PD. Është bërë për të shpërqendruar vëmendjen dhe për të sfumuar pjesën tjetër të alternativave. Nuk ka konflikt mes tyre.  

Mund të ofendohen në mënyrën më ekstreme, por thelbin mos ia prek. Po i hodhe dritë sistemit ekonomik iu dridhen këmbët. Këtu është thembra e Akilit. Detyra jonë është të hedhim dritë si i vjedhin paratë.

Korrupsioni është pasojë. Do një derë të futet dhe të qarkullojnë paratë e vjedhura.

SPAK e ka vështirë të ndalojë pjesën e deformimit pa shkuar vota tek kutia. Kur ndodh masivisht përkthehet në rezultat. Jemi futur në sistem duke e ditur këtë. Pasi futet në kuti, vota nuk preket më.  

Përballja mes PS-së dhe PD-së është totalisht artificiale.

Gafa e partive të vogla ishte që nuk u bashkuan në një front. Nëse do ishin të unifikuar dhe të kishin një qëllim për të ndihmuar sistemin e drejtësisë kjo do ishte e vetmja betejë që do jepte rezultat. Kanë rënë një batak mediatik, dhe debatin politik në këtë rrjetë e ka futur PD dhe PS.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy