Rama-protestuesve: Largohuni, nuk dëmshpërblejmë zaptues

Rama-protestuesve: Largohuni, nuk dëmshpërblejmë zaptues

Qeveria nuk ka ndërmend të bëjë asnjë lëshim në lidhje me projektin e Unazës së Re, pavarësisht protestave të banorëve, të cilët kërkojnë dëmshpërblim për banesat e tyre. Në fjalën e tij në Kuvend, ndërsa jashtë vijon protesta, kryeministri Rama u bëri thirrje protestuesve të tërhiqen, pasi nuk do të dëmshpërblehet në masën 100% asnjë zaptues. Rama tha se në bazë të ligjeve të vendit, banorët që u prishen shtëpitë do të trajtohen me bonus qiraje për tre vjet.   

“Pasi 1 milion shqiptarë i thanë Kadri Saliut largohu, por ishte Shaban Kadriu. Ka dalë teoria e dëmshpërblimit pa kriter dhe pa karar. Por nga ka dale? Ligji i legalizimeve është votuar në Parlament në 2006 dhe e ka bërë Sali Kadriu. Çfarë thotë ligji? Ai ndalon rreptësisht legalizimin e çdo ndërtimi, aty ku ka interes publik. Për një moment nëse mendojë çmendurinë se shpërblejmë çdo zaptues në interes publik. Nuk dalin më buxhetet e vitet e ardhshme për të rritur paga, ndërtuar shkolla. Kush është ndryshimi mes nesh dhe atyre. Ne kemi legalizuar 150 mijë shtëpi. Unaza është rrugë e kategorisë së parë. E dini ju se në Shqipëri nuk ka asnjë rrugë të kategorisë A? Rrugët tona edhe unaza, janë të kategorisë A. Projekti është që në kohën e Partisë Punës. Partia e tij e parë gjurmën e parë, partia e dytë ka bërë linjën e legalizimit. Nuk është Tirana e dhive dhe e kioskave që ndërtojë Saliu dhe tha kjo është Zvicra e Ballkanit. Projekti është konform standardeve të miratuara në vitin 2015. As nuk bëhet fjalë për dëmshpërblim, të largohen dhe mos të rrini aty. Ne nuk do të bëjmë dëshmpërblim, por do të japim bonues qiraje. Kush do e paguajë, mjekët, ushtarakët, policët. Janë mjekë dhe infermier, që meritojnë më shumë seç kanë. Kush ka ndërtuar një shtëpi për të futur kokën, ka qenë dhe është i mirëseardhur”, tha Rama.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy