Largimi i të rinjve, Hasani: Kolapson skemën e pensioneve, është i lidhur ngushtë me demokracinë dhe jetesën

Largimi i të rinjve, Hasani: Kolapson skemën e pensioneve, është i lidhur ngushtë me demokracinë dhe jetesën

Avokati Naim Hasani deklaroi në studion e emisionit “MCN Economy” se largimi i rinisë nga Shqipëria është një kambanë alarmi që duhet të zgjojë qeverinë dhe opozitën pasi nëse vazhdohet me këtë cikël ata pas disa vitesh do të udhëheqin vetëm veten.

Duke folur përmes një lidhje “Skype” nga Britania e Madhe, Hasani tha se një nga efektet më të mëdha që do të ketë largimi i të rinjve është kolapsimi i sistemit të pensioneve.

Sipas Hasanit, emigrimi i të rinjve kryesisht drejt Britanisë lidhet me disa arsye, megjithëse avokati shtoi se vendi ishullor nuk pranon emigracionin për arsye ekonomike.

Është skandaloze situata. Largimi i rinisë, i trurit, është situatë që politika duhet t’i vërë gishtin kokës dhe opinoni publik duhet të prokupohet për këtë shkatërrim të vlerave ku çdo shqiptar sheh largimin jashtë vendit. Qeveria, opozita nuk duhet të mendojë vetëm për veten, por të mendojë se pas disa vitesh do të udhëheqin vetëm veten. Është alarmante që sheh të rinj e të reja në rrugët e Britanisë, është rrëqethëse, shteti dhe gjithë politika duhet të zgjohet sa nuk është tepër vonë. Është e pa kuptimtë neglizhenca. Pavarësisht se çfarë mendojmë për veten në radhë të parë duhet vendoset interesi i Shqipërisë që mund të tkurret, kolapsi i pensioneve është efekti që do të ketë ky largim i rinisë.

Ka efekt ndërkombëtar. N.q.s. e shef në mediat britanike, sheh vetëm lajme që kanë të bëjnë me largimin e shqiptarëve dhe mbërritjen me gomones si në 1997. Ajo që pyesin TV britanike dhe qeveria: Pse po ndodh ky largim, çfarë po ndodh atje, kush është arsyeja? Largimi i shqiptarëve i lidhur ngushte me demokracinë, standardet e jetesës. Nëse nuk u afrohen dhe nuk kanë siguri, dhe sistemi i korrupsionit është i identifikuar me shtetitn dhe nëse nuk vjen ndryshimin për 32 vjet, përballemi me këtë fenomen.

Angli është një nga 5 ekonomitë të forta të botës, ka sistem të konsoliduar demokracinë, ka qeveri që i shërben ligjit gjë që nuk e shohin në Shqipëri. Britania është simbol, Anglia ka standarde që mbrojnë dhe ata që i rrezikohet jeta, Anglia ka sistem të fortë emigracioni, por nëse vjen për arsye ekonomike nuk mund të qëndrosh këtu nuk i jep leje askujt që vjen për arsye ekonomike. Jam i prekur nga ardhja masive e shqiptarëve për arsye të ndryshme. Ligji britanik është i ashpër dhe druaj se mund të ketë operacion të fortë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy