Shpërthimi në lokalin në Velipojë, pronari: U hodh nga persona me maska, kjo është hera e dytë

Shpërthimi në lokalin në Velipojë, pronari: U hodh nga persona me maska, kjo është hera e dytë

Njëri prej pronarëve të lokalit ku u shpërtheu tritolit në Rrjoll të Velipojës, Kristian Preka tregon se persona të maskuar në orët e para të mëngjesit kanë hedhur lëndën plasëse.

Preka i cili është vëllai i shtetasit Paris Preka por që mban edhe emrin Andis Danaj, thotë se kjo është hera e dytë që sulmohen pasi një ngjarje e ngjashme ka ndodhur edhe para pak kohësh.

I riu tregon se prej 10 vitesh është emigrant në Gjermani dhe ka nënshtetësinë gjermane dhe është rikthyer për të investuar në vendin e tij por tashmë është i zhgënjyer pas këtyre ngjarjeve kriminale me të cilat po përballen.

Preka kërkon nga policia që ta zbardh ngjarjen dhe autorët të vihen përpara përgjegjësisë ndërsa thotë se nuk ka e ka idenë se kush mund të jenë autorët pasi nuk ka konflikte me askënd.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy