
Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, ka lënë dhomat e spitalit në QSUT dhe është rikthyer në paraburgimin e Durrësit.
Burime pranë Drejtorisë së Burgjeve konfirmojnë për Mcn Tv se pak ditë më parë, pas stabilizimit të gjendjes shëndetësore, ish-ministri është rikthyer në IEVP mbahet nen masën e sigurisë "arrest në burg".
Kujtojmë që Beqaj u shtrua në spital për shkak të një infeksioni të rëndë në lëkurë.



