Prezantohen nesër në Asamblenë e PS, kush do të jenë zëvendësministrat e rinj

Prezantohen nesër në Asamblenë e PS, kush do të jenë zëvendësministrat e rinj

Kryeministri Edi Rama do prezantojë nesër në Asamblenë e PS emrat e zv/ministrave të rinj. Report Tv ka zbardhur emrat e zv/ministrave të cilët do jenë pjesë të kabinetit qeveritar.

Kështu, zv/ministre e Jashtme pritet të propozohet Artemis Dralo, përfaqësuese e minoritetit grek, zv/ministre e Brendshme Rovena Voda, zv/ministra të Financave dhe Ekonomisë, Luneda Sufali (ish-drejtoreshë Lojërave të Fatit) dhe Etien Xhafaj (ish-shef kabineti i Arben Ahmetaj si ministër i Ekonomisë) dhe zv/ministre e Bujqësisë, Besa Spaho. 

Mësohet gjithashtu se Ministria e Brendshme do ketë katër zv/ministra nga tre që kishte katër vitet e kaluara nën drejtimin e Saimir Tahirit. 

Shtimi i një portofoli zv/ministror është bërë për shkak se kësaj ministrie i është shtuar si përgjegjësi edhe Pushteti Vendor pas shkrirjes së Ministrisë me të njëjtin emër. Në këtë dikaster e konfirmuar është vetëm Voda, e cila më parë ka mbajtur detyrën e shefit të kabinetit të ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy