Kina publikon videot e roverit Zhurong në Mars

Kina publikon videot e roverit Zhurong në Mars

Agjencia hapësinore e Kinës ka publikuar videon e roverit të saj Zhurong që endet nëpër sipërfaqen e Marsit.

Pamjet u shkrepën nga një aparat fotografik pa tel që roboti kishte vendosur në tokë.

Publikimi i ri i pamjeve përfshin gjithashtu sekuenca nga zbarkimi i Zhurong në maj, duke treguar vendosjen e sistemit të tij me parashutë dhe momentin e prekjes së sipërfaqes së Marsit.

Roboti me gjashtë rrota po heton një rajon të njohur si Utopia Planitia.

Në tre videot e publikuara, në të parën shihet teksa Zhurong vendos kamerën pa tel në tokë dhe largohet.

Në videon e dytë tregon Zhurong duke tundur rrotat ndërsa ishte ulur pranë platformës së saj të uljes. 

Dhe në video e tretë shihet teksa roveri rrotullohet  dhe ulet në sipërfaqe. 

Ajo që është interesante në këto filmime është se ato janë gjithashtu me zë. Në to mund të dëgjohet sistemi i lëvizjes së robotit në veprim.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy