Arben Manaj: Këto zgjedhje mund të fusin Shqipërinë në histori

Arben Manaj: Këto zgjedhje mund të fusin Shqipërinë në histori

Në një lidhje Skype për emisionin “Arnautistan” në MCN TV, gazetari Arben Manaj i cilësoi këto zgjedhje si shumë të rëndësishme për vendin tonë. Siç u shpreh ai zgjedhjet e 25 prillit mund ta fusin vendin tonë në histori “si i vetmi vend në Europën Lindore që do t'i dhurojë mandatin e tretë një qeverie”.

Ai gjithashtu shtoi se pas këtyre zgjedhjeve, njëri nga udhëheqësit e partive do të duhet absolutisht të largohet dhe sipas sugjerimit të tij është pikërisht Rama ai që duhet të largohet.

“Unë mendoj se këto zgjedhje janë mjaft të rëndësishme edhe për faktin që Shqipëria do të hyjë në histori si i vetmi vend në Europën lindore që do t'i dhurojë mandatin e tretë një qeverie, me sa di unë. Por jam dakord me faktin që njeri nga udhëheqësit do të duhet absolutisht të largohet pas zgjedhjeve. Unë në moshë jam rreth 5 muaj më i madh se Rama dhe do të kisha një sugjerim për të, sepse edhe ai ashtu si unë ka një fëmijë të vogël dhe jemi në një moshë që do të duhet t'i kushtojmë pak më shumë rëndësi dhe kohë cilësore fëmijëve tanë. Shqipëria i ka dhënë shumë Ramës, më shumë se Majkos dhe të tjerëve ndoshta dhe do të ishte mirë që Rama të largohej”, tha Manaj.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy