Në studion e emisionit “Të Paekspozuarit”, gazetarja Klodiana Lala dhe deputeti Plarent Ndreca debatuan në lidhje me çështjen e inceneratorit të Tiranës. Debati u përqendrua te një pagesë që sipas lalës është bërë nga Bashkia e Tiranës për llogari të Bashkisë së Kamzës.

Lala- Bashkia e Tiranës ka paguar për llogari të Alko Impex një faturë 5.6 milionë euro. Pra ka pasur problem në mënyrën si janë depozituar mbetjet në landfillin e sharrës. Bashkia e Tiranës rezulton që ka paguar për një bashki tjetër.

Ndreca- Pyetja është sikur unë tani ta pyes çfarë ka bërë në x datë. Unë nuk mbaj mend zërat për të cilët kam votuar. Nuk ka shans jo 6 milion euro po as 60 mijë euro të miratohen nga një strukturë shtetërore për një strukturë tjetër shtetërore. Është çmenduri.

Lala - Sot është fakt që inceneratori nuk ekziston. Tani vini dhe thoni nuk e di fare çfarë ka ndodhur në këshill.

Ndreca - Koha do të tregojë të vërtetën.

Lala – Ka apo nuk ka incenerator? Të na e thotë. Më keni atakuar personalisht. Më thatë që kam gënjyer. Tani na thoni ka apo nuk ka incenerator.