Këshilli i Ministrave në mbledhjen e mbajtur sot ka bërë disa ndryshime në aktin normativ për masat ndaj Covid-19.
Kështu, me propozimin e ministrit të Drejtësisë dhe të ministrit të Shëndetësisë, Këshilli i Ministrave ka vendosur që të lejojë zhvillimin e sancave gjyqësore në çështjet administrative, civile dhe penale, duke zbatuar masat organizative specifike për zhvillimin e proceseve gjyqësore, të nevojshme për të shmangur grumbullimet në ambientet e gjykatave dhe brenda sallave gjyqësore.
Gjithashtu, në seancat gjyqësore do të kufizohet hyrja e publikut në kuadër të masave për parandalimin e përhapjes së covid-19, ndërsa të gjitha seancat gjyqësore publike do të zhvillohen me dyer të mbyllura.
Ndërkohë, Këshilli i Ministrave ka miratuar dhe pjesëmarrjen në distancë të palëve të dyta ose të treta në seancë, nëpërmjet lidhjes kompjuterike.





