Policia arreston autorin e dytë të dyshuar për vrasjen e të riut në Fier

Policia arreston autorin e dytë të dyshuar për vrasjen e të riut në Fier

Policia ka arrestuar edhe autorin e dytë të dyshuar për vrasjen e të riut Grei Bihuci në Fier.

Pas Florjan Mukës në pranga ka përfunduar edhe një 17-vjeçar me inicalet K.M.

Dyshohet se sherri mes të rinjve ka nisur në aplikacionin TikTok, dhe mandej ka vijuar në rrugë. 

Si pasojë e goditjeve me thikë mbeti i vdekur Grei Bihuci, si dhe u plagos shoku i tij O. S., 20 vjeç.

Në njoftimin e "bluve" të Fierit thuhet: "Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e djeshme, për ngjarjen e ndodhur reth orës 11:30, në bulevardin “Jakov Xoxa”, Fier, informojmë se në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda të DVP Fier, në drejtimin e Prokurorisë, u arrestuan në flagrancë shtetasit F. M., 18 vjeç, banues në Fier dhe K. M., 17 vjeç, banues në fshatin Kallm i Madh, Fier. Nga veprimet hetimore dyshohet se këta 2 shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, pas një konflikti për motive të dobëta, kanë vrarë me mjet prerës (thikë), shtetasin G. B., 19 vjeç, dhe kanë plagosur shtetasin O. S., 20 vjeç, i cili është në spital, jashtë rrezikut për jetën. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar një mjet prerës (thikë) dhe një përforcues grushti, të cilat janë gjetur në vendin e ngjarjes".
 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy