
Gazetarja Nisida Tufa rrëfen si e nisi karrierën, teksa nuk kursehet as të zbulojë se tashmë është 40 vjeç.
Për Mustafa Nanon në emisionin “Arnautistan”, Tufa zbuloi se e ka nisur te Gazeta Shqiptare.
Ia çoja shkrimet me disketa Ben Andonit, isha në gjimnaz te 'Petro Nini', herë më botohej herë jo, në vit të parë në shkollë të lartë nisa punë, kisha rubrikën time për kulturën. Deri sa në vitin 2002 u hap News 24, kam punuar 3-4 vite në terren, bëja dhe shkollën punoja turni dytë. Gjithçka dilte pasdite sociale, politikë, kulturë.
Mu propozua të filloja të lexoja lajmet. Isha 23 vjeç, në fillim thashë jo, nuk e bëj dot. Pati këmbëngulje, më pas dhe unë kisha dëshirën. Kush jam unë sot, ata janë fillesa ime Karlo Bolino dhe Alba Malltezit.
Ajo rrëfeu se kush niste nga e para i rezervohej edicioni i darkës, teksa kujton se i thoshte vetes se në atë orë nuk ka shumë publik që të ndjek.
Nuk dua ta shoh veten në ritransmetim, kam shumë kritika ndaj vetes. Kam pasur emisionin 'Panteon', flisnim për njerëz të famshëm që nuk jetojnë më. Familjarë që vinin në studio dhe flisnin për ta, dilnin dokumente.
Ishte një emision i bukur, por një elitë e caktuar e ndiqte. Në vitin 2016 nisi emisioni ‘Kjo javë’, i cili ndiqej masivisht për shkak të aktualitetit.
Nisida rrëfeu se është katolike dhe se është pagëzuar qysh kur ka qenë e vogël.



