Starton Olimpiada, Methasani: Lojërat e shpresës për Shqipërinë

Starton Olimpiada, Methasani: Lojërat e shpresës për Shqipërinë

Ditën e sotme kanë startuar Lojërat Olimike “Tokyo 2020”. Në Olimpiadë, do të marrë pjesë edhe Shqipëria, që përfaqësohet me 9 sportistë. Për këto, në një lidhje skype direkt nga Tokio, ka folur në edicionin e lajmeve në MCN TV, Luna Methasani, Përgjegjëse e Marketing, Media dhe Mardhëniet Ndërkombëtare KOKSH.

Methasani është shprehur se këto mund të quhen si lojërat e shpresës, për shkak se Shqipëria ka shpresa për të marrë medalje. Gjithashtu ajo tregoi edhe masat që janë marrë në Fshatin Olimpik, për shkak të Covid-19, duke zbuluar më tej se i pari nga sportistët shqiptarë që do konkurrojë do jetë gjimnasti Matvei Petrov dhe i fundit do jetë atleti Izmir Smajlaj.

Intervista e plotë:

Luna si është atmosfera në Tokio dhe cilat janë pritshmëritë që kemi për sportistët tanë pjesëmarrës?

Prej një viti priteshin me ankth të madh, për shkak të pandemisë. Nuk ishte e lehtë, veçanërisht për sportistët shqiptarë. Një pjesë e tyre kishin më shumë mundësi për t’u stërvitur. Konsiderohen si lojërat e shpresës, pasi kemi mundësinë të marrim medaljen e parë në Lojërat Olimpike. Shpresat janë të mëdha, me atletë si Briken Calja, Erkand Qerimaj, Luzia Gega dhe Izmir Smajlaj. Janë përgatitur prej kohësh për këtë dhe shpresojmë që flamuri shqiptar të ngjitet në podium. Nuk do të jetë e lehtë, pasi konkurrojnë më të mirët. Shpresojmë shumë që të jemi në finale me sportistët tanë. Shpresojmë që të bëjnë më të mirën në këtë Olimpiadë.

Në total në Lojërat Olimpike do të marrin pjesë mbi 11.240 sportistë. Izmir Smajlaj atleti shqiptar merr pjesë për herë të dytë në Olimpiadë, po ashtu atletja Luiza Gega shpreson finalen, por edhe të jetë pjesë e top dhjetëshes më të mirë. Smajlaj e kemi parë në formën më të mirë gjatë seancave stërvitore. Cfarë pritshmërish kemi për 2 atletët?

Izmir Smajlaj nuk ka mbërritur ende në Fshatin Olimpik, për shkak se gara e tij është e fundit në renditje. Përgatitja e tij nuk ka munguar. Në këto momente duhet të jetë në avion. Është përgatitur fort, së bashku me Luiza Gegën. Janë dy sportistët më të mirë që kemi në këtë fushë. Nuk ka dëmtime serioze që të pengojnë garën. Jemi shpresëplotë se të dy do bëjnë më të mirën për të marrë medalje. Në gjimnastikë do përfaqësohemi nga rusi Matvei Petrov. Na jep shpresë se do ketë sukses në Lojërat Olimpike. Ai e ka garën nesër dhe do jetë i pari që do të zbresi në fushë nga Shqipëria.

Ditët e fundit u diskutua edhe mundësia e anulimit të Lojërave Olimpike për shkak të rasteve me Covid-19 ndër sportistët, megjithatë pas sugjerimit të Organizatës Botëtore të Shëndetësisë ato do të mbahen. A ka masa të rrepta për distancimin apo parandalimin e përhapjes së Covid-19?

Kur mbërritëm këtu, janë bërë dhurata të ndryshme, për higjenën. Maska është e detyrueshme në çdo vend. Janë marrë masa ndaj të gjithëve për këto. Është bërë rutinë kontrolli për Covid-19. Ka disa raste të konfirmuara pozitiv në Fshatin Olimpik, prandaj edhe izolimi është i detyruar në hyrje dhe në dalje të Fshatit Olimpik. Mjekët janë të detyruar të kontrollojnë sportistët. Nuk lejohen grumbullime, në numër të madh personash. Për këtë arsye ekipi duhet të jetë i veçuar. Ne çdo 2-3 ditë bëjmë mbledhje për monitorimin e gjendjes. Kemi bërë nga dy doza Pfizer, për çdo anëtar të delegacionit. Nuk mund të dalim jashtë, përveç stërvitjeve, ku çdo sportist ka vendin e tij për t’u stërvitur.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy