
Tmerr në Mianmar, ku koka e një mësuesi matematike të arrestuar dhe të vrarë nga junta ushtarake në pushtet, u pre dhe u ekspozua në shkollë.
Ngjarja e rëndë ndodhi në rajonin Magway të Mianmarit qendror, ku U Saw Tun Moe, 46 vjeç, u rrëmbye të dielën e kaluar dhe u vra në një fshat tre kilometra larg vendit ku u zhduk.
U Saw Tun Moe kishte qenë drejtuesi i një shkolle private për njëzet vjet dhe që nga viti i kaluar, kur junta ushtarake rifitoi pushtetin në Mianmar, ai punoi si vullnetar në një shkollë të financuar nga Qeveria e Unitetit Kombëtar e cila ndodhet në opozitë.
Koka e prerë e mësuesit u vu në shtyllë në majë të portës në hyrje të shkollës, ndërsa pjesa tjetër e trupit u braktis te porta e shkollës e cila u mbyllur vitin e kaluar, dhe më pas u dogj.
Junta ushtarake mbahet përgjegjëse për vdekjen e rreth 2300 civilëve që nga grushti i shtetit më 1 shkurt 2021 dhe për arrestimin e dhjetëra mijëra njerëzve.
Brutaliteti i gjestit u dënua nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përmes zëdhënësit të Departamentit të Shtetit, Ned Price, i cili në Twitter kërkoi një “përgjigje të fortë” nga komuniteti ndërkombëtar kundër “dhunës brutale” të regjimit në pushtet.



