Moti në fundjavë/ Gjoni: I paqëndrueshëm, reshje mesatare shiu në të gjithë vendin (VIDEO)

Moti në fundjavë/ Gjoni: I paqëndrueshëm, reshje mesatare shiu në të gjithë vendin (VIDEO)

Fundjava do të karakterizohet nga mot i paqëndrueshëm dhe reshje shiu në të gjitha qarqet e vendit, parashikon Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit.

Meteorologia Anira Gjoni tha për “MCN Live” se moti do të vijojë të jetë me luhatje, ndërsa reshjet do të jenë të pranishme edhe gjatë javës së ardhshme.

Sipas parashikimeve, reshjet e shiut do të përfshijnë të gjithë territorin e vendit. 

Reshje mesatare deri lokalisht intensive priten në qarqet Shkodër, Dibër, Lezhë, Elbasan dhe Berat, ndërsa në qarqet e tjera reshjet do të jenë kryesisht të intensitetit mesatar.

Në veri të vendit, në zonat alpine dhe në lartësi mbi 1 000 metra mbi nivelin e detit, priten reshje dëbore.

Sa i përket temperaturave të ajrit, dita e shtunë do të sjellë një rritje prej rreth 2°C. Në zonat bregdetare, temperaturat minimale do të jenë rreth 11°C, ndërsa maksimalet do të arrijnë deri në 16°C. Në zonat e ulëta, temperaturat minimale pritet të zbresin në 10°C dhe maksimalet të shkojnë deri në 15°C. Në zonat malore, temperaturat minimale do të jenë rreth 5°C dhe maksimalet deri në 11°C.

Dita e diel do të shënojë një rënie prej rreth 2°C, ndërsa temperaturat do të luhaten rreth këtyre vlerave edhe gjatë javës që vjen. Temperaturat nuk pritet të zbresin nën 0°C.

Të hënën reshjet e shiut do të ndërpriten përkohësisht, por pritet të rikthehen të martën në formën e reshjeve të dobëta. 

Edhe java e ardhshme do të karakterizohet nga reshje të herëpashershme, alternime kthjellimesh dhe vranësirash, të cilat do të gjenerojnë reshje të dobëta shiu.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy