Reshjet dëmtojnë çatinë e kishës së Shën Thanasit në Voskopojë (VIDEO)

Reshjet dëmtojnë çatinë e kishës së Shën Thanasit në Voskopojë (VIDEO)

Rreshjet e shiut kanë shkaktuar shembjen e çatisë në një prej kishave monument kulture në Voskopojë. Çatia e kishës së Shën Thanasit, e cila daton me vitin 1724 është shembur nga shiu ndërsa prej vitesh ishte e amortizuar.

Dëmtimi ka ndodhur në pjesën veriore të kishës, ku është shembur gati 30%, ndërsa sipas specialistëve 90% e çatisë është e amortizuar.

Pas dëmtimit pritet një ndërhyrje e përkohshme nga Drejtoria e Monumenteve të Kulturës por nëse nuk bëhet një restaurim i plotë, stina e reshjeve rrezikon të thellojë dëmet, madje të prekë dhe afresket që janë ndër më të konservuarat.

Edhe pse problematika është konstatuar më herët dhe degradimi i çatisë është bërë i njohur, financimet mungojnë. Përveç këtij objekti, edhe kisha e Shën Mëhillit rrezikon të njëjtin fat pasi çatia e saj rrezikon shembjen.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy