Sigurim me detyrim për tërmetet/ Kush s’paguan, nuk merr shërbime në e-Albania, hipotekë dhe QKR (VIDEO)

Sigurim me detyrim për tërmetet/ Kush s’paguan, nuk merr shërbime në e-Albania, hipotekë dhe QKR (VIDEO)

Qeveria parashikon që me ligj të vendos sigurimin e pronës të detyrueshëm për të gjitha ata pronarë apo përdorues të pronave. Cilido që refuzon të paguaj sigurimin e detyrueshëm i cili të dëmshpërblen vetëm për katër muret në rast të një tërmeti, atëherë shteti nuk i ofron asnjë shërbim publik nëpërmjet e-Albania apo qendrës kombëtare të regjistrimit të bizneseve.

Pronarët e pronave do duhet ti sigurojnë ato për efekt të tërmetit edhe nëse si përdorin apo i kanë lënë me qira tek të tretë. E po ashtu cilido që refuzon të sigurojë pronën nuk do të marrë shërbime nga e-Albania, nga kadastra (hipoteka) si dhe nga Qendra Kombëtare e Biznesit.

Është ky një ndër përkufizimet e ligjit që pritet të marrë dritën jeshile në parlament dhe më pas të hyjë në fuqi.

Po çfarë është sigurimi i detyrueshëm?

Sipas nenit 4 pika b të këtij drafti, Sigurim i detyrueshëm i banesave nga tërmetet”: nënkupton subjekti që ka detyrimin për të paguar primin, për të lidhur një kontratë sigurimi me qëllim mbulimin e humbjeve financiare brenda shumës së sigurimit, si rezultat i dëmeve të ndodhura drejtpërdrejta në banesa, për shkak të tërmeteve.

Që sigurimi të bëhet aktiv do të duhet që magnitudë e matur e tërmetit të jetë 5.0 ose më të lartë të shkallës rihter i cili ka ndodhur në Republikën e Shqipërisë ose rajonet ngjitur dhe ka sjellë dëme në Shqipëri, i raportuar nga Autoriteti Kombëtar i autorizuar të masë tërmetet. Vlerësohen pjesë e ngjarjes së tërmetit, të gjitha tërmetet pasuese (paslëkundjet - aftershocks) si dhe zjarri, shpërthimi, rrëshqitjet e tokës apo ulje (zhvendosje) të shkaktuar nga lëkundjet pasuese, që ndodhin gjatë një periudhe kohore prej 72 (shtatëdhjetë e dy) orësh nga zhvillimi i ngjarjes së tërmetit.

Sigurimi i detyrueshëm nuk merr në konsideratë humbjet e tjera materiale përvec strukturës së banesës për primin e siguruar.

Të gjitha dëmet e tjera si: lëndimet trupore duke përfshirë edhe vdekjen; kërkesa për kompensim të dëmeve morale; sendet brenda banesës së objektit të siguruar; shpenzimet në lidhje me heqjen dhe zhvendosjen e mbeturinave; humbjet financiare nga ndërprerja e biznesit dhe fitimi i munguar, nuk paguhen.

Nga një lexim që FactCheck i ka bërë këtij drafti rezulton se kostot e pastrimit do duhet të paguhen nga sigurimi i të dëmtuarve por pa treguar një mënyrë se si, për sa kohë dhe sa është fatura për çdo banesë.

Një pikë tjetër e cila pritet të hap debat në këtë draft i cili e bënë sigurimin e detyrueshëm është afati deri në nëntë muaj për pagesën e shumës momentare të dëmshpërblimit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy