Duke folur në MCN Live, politologu Ilir Kalemaj tha se pret një pjesëmarrje masive në protestën e thirrur nga kryedemokrati Sali Berisha më 12 nëntor. Kalemaj tha se ka shumë arsye për të protestuar, pasi rritja e çmimeve ka sjellë një valë demonstratash në disa vende evropiane.
Politologu tha se Berisha nuk mund të deklarojë në këto momente strategjinë dalëse të protestës. Sipas tij do të mbetet për t’u parë nëse protesta mund të sjellë qeveri teknike, kërkesë kjo e artikuluar nga Berisha, apo mund të kthehet në një fluks elektoral në zgjedhjet e 14 majit.
Në Shqipëri është gjithmonë ajo fabula ‘i ke dhënë gomarit ujë të ngrohtë apo të ftohtë’. Kur nuk bëhet protestë, thuhet pse nuk bëhet protestë. Nëse bëhet protestë pa afat thuhet pse bllokohet qarkullimi! Nëse bëhet protestë e dhunshme reagon shtresa gri, askush nuk e do këtë. A duhet të ketë protesta dhe a duhet të jetë opozita lokomotiva udhëheqëse? Protesta duhet të ketë. E keni parë çfarë po ndodh në Greqi, Çeki, sepse kemi inflacion global. Në Shqipëri jemi në vend të dytë apo të tretë për çmimin e karburantit, që prek gjithë çmimet e tjera. Në vend që qeveria të diversifikojë ofertën energjetike, na kërcënon duke rritur fashën te shtresa e mesme që është duke e emigruar. Vijmë te pyetja e dytë, a duhet t’i organizojë këto protesta opozita? Biem dakord që opozita politike është Berisha dhe Meta. Shumica e vëzhguese besojnë që pjesa më e madhe e opozitës përfaqësohet nga Berisha-Meta dhe është roli i tyre primar që të organizojnë protesta. Sa do japin fryte elektorale ky është problem tjetër”.
Kalemaj tha se të gjitha format e protestave që deklaron Berisha do jenë në pikëpyetje.
Nëse protesta do të jetë e dhunshme do vihet në radarin e ndërkombëtarëve.
Nuk mund ta deklarojë strategjinë e tij dalëse në këtë momente. Por do ketë masivitet. Për shkak të protestës së korrikut. E kam ndjekur aktivitetin e atyre që kundërshtojnë Berishën, që kanë thënë do jenë në protestë. Fakti që partitë aleate do jenë në protestë, që ka organizim, do ketë pjesëmarrje në protestë. Por cilat do jenë frytet, a do ta detyrojnë Ramën që të shkojë në qeveri teknike, do e kthejnë në fluks elektoral, mbetet për t’u parë”.



