Komisioneri i BE-së për Emigracionin, Margaritis Schinas i ka kërkuar Presidencës Kroate të BE-së që të thërrasë me urgjencë një takim të jashtëzakonshëm të Këshillit të Ministrave të Brendshëm për të diskutuar situatën që është krijuar në kufirin me Turqinë. Njoftimin e ka bërë me një postim në Twitter vetë Schinas, i cili nesër do të jetë në Berlin për një seri takimesh me autoritetet gjermane.



