<p>Fokusi i Panairit Klik Expo Group, këtë vit është te teknologjia. Nga mjediset e panairit, gazetari Sebastian Zonja tha se ky event ka ngjallur shumë interes te kompani të ndryshme, të cilat e shohin si mundësi ideale për të krijuar lidhje të reja. </p> <p>Zonja tha se ka pjesëmarrje të lartë sidomos të moshave të reja, pikërisht për shkak të teknologjisë si shtylla kryesore e aktivitetit.</p> <blockquote> <p><em>Paniri ka krijuar mundësi që kompanitë të lidhin kontakte me bizneset e tjera. Ne kemi pasur mundësinë të kishim ekspertë të fushave të ndryshme gjatë gjithë ditës. </em></p> <p><em>Nga ajo që shohim, duke qenë se kemi qenë edhe vitin e kaluar partner mediatik i Klik Expo Group, ka interes nga të rinjtë. Teknologjia ka përdorim më të gjerë te të rinjtë dhe në këtë aspekt mund trë themi që edhe ata që vizitojnë panairin kanë interes të gjerë nga të gjitha grupmoshat. </em></p> </blockquote> <iframe width="1250" height="703" src="https://www.youtube.com/embed/9yqJZzezcM4" title="Klik Expo Group, Zonja: Fokusi te teknologjia dhe lehtësirat që ofron ajo" frameborder="0" allow="accelerometer; autoplay; clipboard-write; encrypted-media; gyroscope; picture-in-picture; web-share" referrerpolicy="strict-origin-when-cross-origin" allowfullscreen></iframe>



