Policia e Shtetit jep detaje lidhur me operacionin e përbashkët me homolgët italianë për shkatërrimin e një bande të trafikut të heroinës. Detaje të operacionit u bënë publike sot nga mediat italiane, sipas të cilave të arrestuarit janë shqiptarë, rumunë dhe tunizianë. Operacioni i përbashkët i dy policive të vendeve fqinje ka çuar në pranga 22 persona.
Njoftimi i policisë
Operacioni i koduar "Boaster". Arrestohen 22 persona në Itali e Shqipëri. 20 prej tyre në Itali dhe 2 në Shqipëri. Operacioni ka nisur në orën 06:00 të mëngjesit të sotëm. Në operacion janë përfshirë strukturat, Drejtoria për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve, ZQK Interpol Tirana, D.V.P. Durrës, Tiranë dhe Elbasan. Në kuadër të Operacionit "Boaster", sot në orën 06:00, në vendin tonë dhe në Itali. Janë arrestuar gjithsej 22 persona si pjesë e një organizate kriminale që merrej me trafikimin e lëndëve narkotike me shtrirje në vendin tonë dhe në vendet e BE-së.
Nga 22 shtetasit e arrestuar, 2 prej tyre janë arrestuar në vendin tonë në orët e para të mëngjesit. Operacioni ka filluar në të njëjtën orë dhe është ende në zhvillim. Nga Strukturat e Policisë së Shtetit të përfshira në këtë operacion janë arrestuar shtetasit:
• Enea (Eldi) MILLA (DOMA), 32 vjeç, lindur në Tiranë
• Adriatik ALSHABANI, 29 vjeç, lindur në Durrës. Operacioni vijon ende dhe në përfundim të tij do t'ju bëjmë me dije edhe emrat e të arrestuarve në Itali .



