
Për dekada të tëra, ai është cilësuar si një diktator dritëshkurtër dhe sadist. Por dhjetarë fotografi të të zbuluara së fundmi kanë treguar se si Idi Amin e shfrytëzoi teknologjinë e mediave, populizmin dhe ideologjitë radikale për të ruajtur kontrollin e tij të fuqishëm në vitet 1970.
Shumica e 70 000 fotografive janë bërë nga një ekip fotografësh nga Ministria e Informacionit, e cila e ndoqi diktatorin e Ugandës gjatë qeverisjes së tij tetëvjeçare. Shumë prej tyre e tregojnë Amin në aktivitete publike, por disa prej tyre janë dokumentim i episodeve private, siç është arrestimi dhe poshtërimi i kriminelëve të dyshuar pak para ekzekutimit të tyre.
Të tjera janë akoma më intime dhe e tregojnë diktatorin me familjen e tij ose bashkëpunëtorët e afërt. Ato janë shkrepur nga zyrtarë dhe bashkëpunëtorë të tij. Amin shfaqet me fëmijët e tij, rrethuar nga dekorimet e Krishtlindjes, duke luajtur fizarmonikë dhe duke bërë not.

Historianët thonë se fotot, të gjetura në dosje në zyrat e transmetuesit shtetëror ugandan nga arkivistët katër vjet më parë, por vetëm tani janë bërë të aksesueshme për publikun. Ato janë një pasqyrë e jashtëzakonshme për Amin dhe natyrën e regjimit të tij, i cili ishte një nga më të këqitë në Afrikën post-koloniale. Ato gjithashtu hedhin dritë të re mbi realitetin e jetës për ugandasit e zakonshëm nën sundimin e një njeriu që konsiderohet përgjegjës për midis 100 000 dhe 500 000 vdekje.
Rose Mwanja Nkaale, komisari i departamentit të muzeve dhe monumenteve të qeverisë, tha se u befasua kur foto të tilla, në të cilat diktatori shfaqej shumë social me njerëzit e thjeshtë.

“Më bën kureshtare fakti se çfarë e shndërroi atë në njeriun që u bë. Filloi mirë por u kthye në diçka tjetër. Ne duhet të mësojmë se për çfarë duhet të luftojmë, për t'i parandaluar që gjëra që ndodhin përsëri", tha Nkaale.
Gjatë sundimit të Amin, policia dhe ushtria vunë në shënjestër grupe të ndryshme etnike të konsideruara si potencialisht të pabindur apo kundështarë. Gazetarë, gjyqtarë, afaristë, artistë, zyrtarë dhe klerikë u rrëmbyen, u torturuan dhe u vranë. Mes viktimave ishin edhe kryepeshkopi anglikan i Ugandës dhe një nga gratë e Aminit.

Dr Richard Vokes, një antropolog në Universitetin e Australisë Perëndimore, thotë që fotografitë tregojnë një "lloj energjie maniake", që ishte edhe "pas brutalitetit dhe pjesë e brutalitetit".
"Ne e shohim se si Amin e kishte kuptuar fuqinë që kishte media... Ai e dinte shumë mirë se media mund të aplifikonte egon e tij dhe vullnetin e tij politik", thotë Voks.
Hajji Edrisa Mayanja Njuki, drejtuese e zyrës së shtypit të presidentit gjatë viteve 1970, thotë se ekspozita tregon "Amin e vërtetë". “Fotografitë që tregojnë anën e tij të mirë nuk ishin botuar kurrë. Është botuar gjithnjë ana negative e historisë”, thotë Njuki.
Ndryshe nga Afrika e Jugut pas rënies së regjimit të aparteidit, ose në Ruanda pas gjenocidit të vitit 1994, nuk ka pasur asnjë përpjekje zyrtare në Ugandë për të adresuar dhunën që pasoi nga kapja e pushtetit të Aminit në 1971.

"[Uganda] kurrë nuk ka pasur një proces zie, madje edhe reflektimi. Nuk ka përmendore publike, grupe të viktimave ... të gjitha gjërat që shihni diku tjetër në vende me periudha traumatike në të kaluarën e tyre. Pra, ky është memoriali i parë publik", tha Voks.
Organizatorëve të ekspozitës iu desh të luftojnë me faktin se pak nga fotografitë përshkruajnë dhunën e jetës në Uganda në vitet 1970.
"Si kuratorë, ne kemi bërë përpjekje gjatë gjithë kësaj ekspozite për t'i kujtuar publikut se për shumë ugandas vitet 1970 ishin një kohë e rrezikshme", thotë Derek Peterson, historian në Universitetin e Miçiganit, i cili po punon për të ruajtur arkivat qeveritare të rrezikuara në Uganda. "Fotografitë janë aq pozitive në vlerësimin e tyre të Amin sa na është dashur të punojmë për të gjetur mënyra për ta sjellë dhunën e kohës në fokus."

Një strategji ishte paraqitja e viktimave të Amin, si dhe fotografi të bëra menjëherë pas rënies së dhomave të torturave të përdorura nga shërbimet e tij të sigurisë.
Aq e madhe ishte dhuna nën sundimin e Aminit sa vetë fotografët e shtetit ishin në rrezik. Njëri u ekzekutua pasi fotografoi pasojat e një rrëmbimi nga terroristët palestinezë dhe gjermanë që çuan në një bastisje nga forcat speciale izraelite në aeroportin e Entebbe në 1976.

Zyrtarë britanikë dhe të tjerë prisnin që Amin të zgjidhte Perëndimin në betejën e luftës së ftohtë për ndikimin që po zhvillohej në të gjithë Afrikën në atë kohë. Në vend të kësaj, ai e futi Ugandën në grupin "revolucionar ndërkombëtar" të atyre që atëherë quheshin shtetet "përparimtare", duke marrë një mbështetje të gjerë nga Muammar Gaddafi i Libisë dhe armë nga Bashkimi Sovjetik. Gjermania Lindore i ndihmoi shërbimet e sigurisë së Amin.

Amin u rrëzua pasi nisi pushtimin e Tanzanisë në 1979 dhe vdiq në internim në Arabinë Saudite në 2003.



