"Djali im nuk është terrorist", flet për herë të parë babai i sulmuesit në muzeun e Luvrit

"Djali im nuk është terrorist", flet për herë të parë babai i sulmuesit në muzeun e Luvrit

Ka folur për herë të parë babai personit i cili dyshohet se kreu sulmin në muzeun e Luvrit në Paris. Mr al-Hamamy thotë se djali i tij nuk është terrorist.

Egjiptiani 29-vjeçar, i identifikuar me emrin Abdullah Reda al Hamamy, është plagosur disa herë në stomak të premtën. Ai nuk është më në gjendje kritike, raporton agjencia e lajmeve AFP.

Mr al-Hamamy, babai Abdullah, i tha agjencisë së lajmeve Reuters se djali i tij nuk ishte radikalizuar dhe emërtimi i tij terrorist është i pakuptimtë.

Zyrtarët francezë nuk kanë konfirmuar identitetin e të dyshuarit, por burimet e sigurisë egjiptiane e kanë quajtur atë si Abdullah el-Reda Hamamy.

Abdullah mbërriti në Francë më 26 janar, pas marrjes së një vize turistike në Dubai, tha të premten prokurori Paris Francois Molins.

Policia tha se janë duke u përpjekur për të përcaktuar nëse ai ka vepruar i vetëm apo  në bazë të udhëzimeve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy