Drejtori i përgjithshëm i Bankës Botërore Axel van Trotsenburg vlerëson se rindërtimi i Ukrainës do të kushtojë 486 miliardë dollarë dhe se 80 miliardë nga 486 do të përdoren vetëm për të riparuar ose rindërtuar shtëpi, ndërtesa dhe prona.
“Autoritetet ukrainase na thonë se ata gjithashtu kanë nevojë për fonde për emergjencat e menjëhershme. Mendoni kur një infrastrukturë energjie goditet nga një dron. Kostot vlerësohen në rreth 15 miliardë euro vetëm për këtë vit, dhe në realitet mungojnë rreth 9.5 mbulojnë nevojat totale për këto emergjenca”, tha Axel van Trotsenburg në një intervistë për La Repubblica.
Sa më gjatë të zgjasë lufta, aq më shumë rriten kostot e rindërtimit. 10% e të gjitha ndërtesave në Ukrainë janë dëmtuar ose shkatërruar nga 24 shkurt 2022 deri më sot.



