Rama në Tepelenë: Lulin e keni dhëndër, por mos prisni t’u rregullojë ndonjë punë

Rama në Tepelenë: Lulin e keni dhëndër, por mos prisni t’u rregullojë ndonjë punë

Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim elektoral me banorët e Luftinjës në Tepelenë. Rama tha se PS-ja është e vetmja që ka vizionin për të bërë shtet, ndërsa shtoi se nuk mund të pritet nga kreu i PD-së të rregullojë ndonjë punë.

“Jemi të vetmit që dimë se çfarë duhet bërë dhe dimë ta bëjmë.Të tjerët as nuk e dinë se çfarë duhet bërë dhe as nuk dinë ta bëjnë. Nuk dua të flas për Lulin këtu se e keni dhe dhëndër nga Tepelena dhe nuk është djalë i keq, po aq ka dhe aq bën. Nuk mund të presësh nga Luli të rregullojë ndonjë punë. E pati njëherë këtë mundësi të prishë ato që bëra unë, tani nuk do ta ketë më”, tha ai.

Rama tha se Tepelena është futur në hartën e turizmit dhe shprehu bindjen se kalaja e Ali Pashës do të sjellë turistët në këtë qytet.

”Kemi 71 milionë dollarë po me BB për turizmin dhe Tepelenën e kemi futur në hartën e turizmit se nuk ishte. Duke pasur gjithë atë histori, gjithë atë pasuri në mes të qytetit, kalanë e Ali Pashait, zihet tërë bota se i kujt është Ali Pashai, ne e kemi tonin këtu dhe ça bëmë ne? Ia morëm kalanë dhe ia zumë me ndërtime pa leje. I bëmë Ali Pashait atë që nuk i kishte bërë as Turqia, as historia që donte ta mbulonte. Projekti është ta zbulojmë deri në fund kalanë. Do zhvillojmë ekonominë. Nuk do vinë turistët të shohin Tërmetin sot, por Ali Pashanë. Pas 100 vjetësh do të vinë të shikojnë ore ku banon dhe Tërmeti, por jo sot”, tha ai.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy