Nevila Popa: Të zbatohen ligjet mbi hotelet! Yjet të mos vlerësohen nga ministria (VIDEO)

Nevila Popa: Të zbatohen ligjet mbi hotelet! Yjet të mos vlerësohen nga ministria (VIDEO)

Menaxherja e hotel “Rogner” Nevila Popa, njëherazi eksperte e turizmit, foli në MCN Live mbi strukturat akomoduese dhe vlerësimet e yjeve duke theksuar nevojën e zbatimit të ligjeve të miratuara nga qeveria.

Paketa e ligjit të turizmit ishte risi. Aktet ligjore të miratuara duhet të zbatohen. Të shohim si do shkojnë dhe të kuptojmë a kemi nevojë ndryshimi në legjislacion. VKM-ja për klasifikimin e hoteleve nuk është zbatuar. Filloi zbatimi i kategorive akomoduese. Përveçse ta kuptojë turisti ne na duhet nga ana statistikore të kuptojmë sa nevojë investimi ka, që të lidhim kërkesën me ofertën. Nëse flasim për investimet strategjike, mos vallë një strukturë akomoduese që nuk investon në kazino nuk është strategjike?! Nuk duhet të kemi ne investime strategjike pa e përfshirë kazinonë?

Ajo u shpreh se dhënia e yjeve dhe vlerësimi janë procese që nuk duhet të bëhen të dyja nga ministria, por të përfshihet edhe shoqata e turizmit.

Nuk duhet të bëhet edhe dhënia e yjeve dhe vlerësimi nga ministria. Në vende të tjera kanë trupa të jashtme. Ndonjëherë e lidhur edhe me shoqatën e turizmit dhe duan të kenë një strukturë sa më të besueshme . Check and balance, kontrolli nuk është në të njëjtën dorë”.

E pyetur se sa duhet të jetë investimi për të pasur hotele me 5 yje, Popa thotë: “Me 5 yje duhet të jetë hotel ose rezort. Në këto struktura që kanë mbi 100 dhoma, duhet të ketë shumë kapacitet, sepse do të punësoj më shumë njerëz”.

Ministria duhet të zbatojë ligjet dhe aktet nënligjore që ka miratuar. Këtë duhet ta bëjë në bashkëpunim me shoqatën e biznesit”, shtoi ajo.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy