Një proces historik pas 25 viteve harresë e ka quajtur kryeministri Edi Rama, hartimin e projektligjit për regjistrimin e emigrantëve shqiptarë në botë.
Aktualisht nga të dhënat e Ministrisë së Brendshme rezultojnë 4.4 milionë shtetas shqiptarë të regjistruar, ku besohet se mbi 1 milionë prej tyre jetojnë jashtë kufijëve,
Me këtë regjistrim emigrantët do të mund të marrin shërbime në vendet ku jetojnë pa u detyruar të vijnë enkas në Shqipëri, siç ka ndodhur deri më sot.



