Vrasja e ish-kryeministrit/ Japonia shteti me më pak vdekje nga armët, si rregullohen me ligj

Vrasja e ish-kryeministrit/ Japonia shteti me më pak vdekje nga armët, si rregullohen me ligj

Vrasja e ish-kryeministrit japonez Shinzo Abe ka tronditur një komb ku dhuna me armë është shumë e rrallë. Cilat janë rregullat e Japonisë për posedimin e armëve dhe çfarë dimë ne për llojin e armës së përdorur në vrasje? Pamjet nga transmetuesi japonez NHK dhe imazhet në mediat sociale tregojnë pamje të ndryshme të armës që u shkrep teksa ish-kryeministri japonez po mbante një fjalim fushate. Vlen për t’u theksuar që është shumë e vështirë të zotërosh një armë në Japoni.

Armët e zjarrit kontrollohen dhe ligje të rrepta kanë qenë në fuqi prej dekadash. Ligji për kontrollin e armëve të zjarrit që daton nga viti 1958 thotë: "Mbajtja e armëve të zjarrit dhe shpatave është e ndaluar".
Nga G7 Japonia ka nivelin më të ulët të zotërimit të armëve për kokë popullsi, me vetëm 0.3 për 100 njerëz. Armët e dorës janë të ndaluara plotësisht, megjithëse është e mundur të posedosh një armë për gjueti.

Ata që duan të aplikojnë për licencë i nënshtrohen kontrolleve të shëndetit mendor dhe të drogës, si dhe kontrolleve të të dhënave kriminale. Për më tepër, ju duhet një stërvitje njëditore me armë zjarri dhe duhet t'i nënshtroheni një testi me shkrim dhe një vlerësimi të poligonit të qitjes, i cili kërkon të paktën një notë 95% për të kaluar.

Policia duhet të njoftohet se ku është ruajtur arma dhe municioni dhe ato duhet të ruhen veçmas me çelës. Policia gjithashtu do të kontrollojë armët një herë në vit. Dhe pas tre vjetësh ju mbaron licenca, në atë moment duhet të ndiqni kursin dhe të kaloni përsëri testet.
Rregullat strikte për zotërimin e armëve pasqyrohen në të dhënat për dhunën me armë në Japoni. Nga G7, Japonia ka numrin më të ulët të vdekjeve nga armët për frymë me 0.03 për 100,000 njerëz.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy